Lidhja mes Ilnisës dhe Meritoni, dy personazhe të njohur nga media dhe rrjetet sociale, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pas disa zhvillimeve të papritura që kanë shkaktuar shumë komente dhe spekulime.
Ndarja e tyre kishte kohë që po aludohej për shkak të mungesës së shfaqjes së tyre së bashku.
Pikërisht ajo që i dha “vulën” ndarjes ishte një veprim i thjeshtë, por i fortë: të dy, Ilnisa dhe Meriton, kanë fshirë njëri-tjetrin nga ndjekësit në Instagram, një hap që ka bërë që të gjitha dyshimet të konfirmohen.
Ky veprim i papritur ka ngjallur shumë reagime nga fansat dhe ndjekësit e tyre, të cilët kanë vënë re mungesën e tyre në postimet e përbashkëta që dikur mbushnin rrjetet sociale.
Po ashtu, ata kanë fshirë të gjitha fotografitë dhe videot që kishin së bashku, duke lënë pas një shenjë të qartë se lidhja mes tyre ka marrë fund.
Ndërkohë, një tjetër detaj që ka nxitur shumë diskutime është fakti se familja e Meritoni, që nga fillimi i lidhjes, nuk ishte e pajtimit me këtë marrëdhënie.
Mungesa e mbështetjes nga ata është raportuar si një faktor që ka ndikuar në tensionet mes çiftit, edhe pse asnjëri nga ata nuk ka folur hapur për këtë.
Pavarësisht spekulimeve, asnjëri nga dyshja nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për të shpjeguar arsyet e ndarjes. Megjithatë, fshirja e fotove dhe largimi i ndjekësve nga Instagrami duket se është një sinjal i fortë se lidhja mes Ilnisës dhe Meritoni ka marrë fund.