Kush janë VIP-at që u tërhoqën nga gara e “Big Brother”? Ja 14 personazhet e njohura që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Mediale Vip

Kush janë VIP-at që u tërhoqën nga gara e “Big Brother”? Ja 14 personazhet e njohura që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 12:29
VIP

“Big Brother VIP” do të nisë mbrëmjen e sotme në edicionin e tij të katërt. Të shumtë janë emrat që janë përfolur si pjesë e garës, duke bërë që të qarkullojnë tashmë disa nga emrat e konfirmuar si konkurrentë në këtë edicion.

Por në ditët e fundit, duket se lëvizje ka pasur edhe me disa nga personazhet, që janë tërhequr nga gara. Si një ndër emrat më të spikatur që përflitej si konkurrente ishte Soni Malaj. Këngëtarja e dashur për publikun, është parë shpesh në muajt e fundit në media, duke bërë që emri i saj të listohej tek ata të personazheve.

Por mesa duket diçka ka ndodhur dhe Soni Malaj nuk do të marrë pjesë në këtë reality. Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka publikuar datat e koncerteve, ku bie në sy koncerti mbrëmjen e ndërrimit të viteve, duke konfirmuar kështu se nuk do të jetë pjesë e garës. Vetë Soni Malaj ka zgjedhur mos të reagojë për asnjë nga lajmet, duke vijuar me karrierën e saj.

Ndërkaq, një tjetër emër që nuk do të jetë në garë është edhe ai i Albërie Hadërgjonajt. Për shumë kohë ajo ishte lakuar në media si konkurrente. Që pa nisur gara ajo projektohej si një konkurrente e fortë.

Madje të shumtë ishin ata që e kanë lidhur pjesëmarrjen e saj edhe me atë të Beatrix Ramosajt në “Big Brother VIP 1”, por duket se Albëria ka thënë jo. Nuk e dimë ende nëse shkak për këtë refuzim është bërë ndonjë pjesë e kontratës, apo Albëria është tërhequr në moment të fundit.

Edhe vitin e shkuar, Cubi Metkaj ishte komentuar si një nga banoret potenciale në këtë format. Por duket se aktorja e “Portokalli”, ka zgjedhur që as këtë vit mos të jetë në këtë format si konkurrente. Me pikëpyetje është parë edhe emri i Sara Hoxhës.

Ish-partnerja e reperit Ledri Vulaj, ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e formatit, të cilët u duk se vetë ajo e kishte pranuar. Megjithatë, ditët e fundit, pranë stafit flitet se ajo ka ndryshuar mendim dhe me gjasa nuk do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”. Megjithatë, për Sarën Hoxhën, ende nuk ka një konfirmim të saktë. Sakaq, janë zyrtarizuar thuajse të gjithë banorët që do të bëhen pjesë e garës.

Rozana Radi, Laert Vasili, Eros Grezda, Livia Bungo, Egli Tako, Amber Candy, Tiri Gjoci, Anila Mimami, Valbona Mhilli, Rei Bezhani, Besnik Qaka, Olta Daku, Klajdi Musabelliu, Akil Varfi janë emrat e konfirmuar deri më tani, por disa prej këtyre nuk do të hyjnë në natën e parë të spektaklit, duke bërë pjesë tek hyrjet e më vonshme që formati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat