Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare, por edhe për rolin e saj si nënë. Anita dhe Ramush Haradinaj janë prindër të tre fëmijëve, Gjinit, Hanës dhe Trimit.
Gjatë intervistës, Anita rrëfeu se ka kaluar tri aborte, të cilat kanë qenë momente shumë të vështira për të, por nga ana tjetër e forcuar emocionalisht.
Ajo zbuloi edhe komplikacionet e shtatzëninë e saj të fundit, me djalin e saj Trimin. Anita tha se ka pasur placenta previa dhe doktori i tha se duhej t’i hiqnin mitrën, por ajo refuzoi kategorikisht, pavarësisht komplikacioneve që mund të kishte.
Anita Haradinaj: Do i kisha dashur 6 fëmijë dhe jam mama çunash. Do kisha dash të kisha 5 çuna dhe një gocë, që të ma mbanin gocën në pëllëmbë të dorës…Me Trimin kam pas placenta previa dhe doktori më thotë do të heq mitrën. Jo thashë unë po ma hoqe mitrën thashë gjeja Ramushit një nuse tjetër. Ai më tha se do kesh komplikime, e unë i thashë s’ka problem i marr përsipër të gjitha.