Spektakli i njohur Big Brother VIP Albania ka mirëpritur disa banorë të rinj, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme dhe me histori personale interesante.
Aldo Marku, një regjisor 38-vjeçar nga Tirana. Ai ka vendosur të hyjë në shtëpinë e famshme për të dalë nga zona e tij e rehatisë dhe për të sfiduar veten në një eksperiencë të re.
Amber, një make-up artiste e talentuar, e cila hyri në Big Brother për të zbuluar më shumë rreth vetes. Ajo ka një histori të veçantë, duke qenë se është një grua transgjinore, dhe synon të thyejë tabu përmes pjesëmarrjes së saj.
Livia Brunga, 28 vjeçe nga Shkodra, e njohur më parë për pjesëmarrjen në formatin “Për’puthen”, ku kërkonte dashurinë. Aktualisht beqare, Livia tregon se është gati për një eksperiencë të re në Big Brother.
Laert Vasili, aktor me eksperiencë, i cili hyri për të shfaqur një anë tjetër të personalitetit të tij që nuk e ka ndarë më parë me publikun.
Klajdi Musabelliu, muzikant dhe gazetar, i cili mbahet mend nga “Ethet e së Premtes” dhe ka një karrierë të pasur si gazetar, dublues dhe artist.
Banorët e rinj pritet të sjellin dinamika interesante dhe të ndajnë histori frymëzuese gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.