“Do të ta nxi jetën”, Transgjinorja ngacmon Xum Allushin: Diva e shtëpisë, unë kënaqem kur ti…

Mediale Vip

“Do të ta nxi jetën”, Transgjinorja ngacmon Xum Allushin: Diva e shtëpisë, unë kënaqem kur ti…

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 13:41
Amber Candy dhe Xum Allushi

Në shtëpinë e Big Brother Vip kanë filluar diskutimet edhe ngacmimet edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga nisja e spektaklit.

Një deklaratë e transgjinores, Amber Candy, që i tha Xum Allushit se “do të ta nxij jetën” ka shkaktuar diskutime mes tyre, ku të pranishëm ishin edhe banorë të tjerë.

“Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë  direkt, por avash avash”- iu drejtua Amber Candy.

Ndërkohë Xum Allushi me ironi e quajti Amber si diven e shtëpisë së Big Brother VIP. “Më ngacmo, unë kënaqem”, i tha ai.

Pjese nga diskutimi:

Xum Allushi: Diva e shtëpisë

Amber Candy: Unë e di që pa mua nuk do rrini dot

Xum Allushi: Pa ty? Ik njëherë brenda dhe ta shofim

Amber Candy: Brenda shtëpisë them

Xum Allushi: Po ike ti, vdiqëm të gjithë

Amber Candy: Vërtet?

Xum Allushu: Ti je diva e vendit

Amber Candy: Hiqe atë varës, ju pëlqen varsja e Xumit

Xum Allushi: Kjo ka kuptim Amber dhe nuk hiqet

Amber Candy: Cfarë kuptimi ka?

Xum Allushi: Nuk ta tregoj, ulu aty se kemi një muhabet përgjysmë. Si do ma nxish jetën, se jemi kurioz?

Amber Candy: Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë  direkt, por avash avash

Xum Allushi: Unë po të thashë do ta nxi jetën, ta nxi jetën

Amber Candy: Do të ngacmoj gjithë ditën sot

Xum Allushi: Më ngacmo, unë kënaqem

Amber Candy: Unë ngacmimet i kam të lezetshme

Xum Allushi: Ca do më bësh, do më vish te veshi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat