Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati përmes postimit të fundit në Instagram, ka thënë se daljet i ka të rralla.
Ajo është shprehur se kjo ndodh për shkak të punës së saj.
Mirëpo, Ronela ka treguar se mbrëmë ka festuar, duke e quajtur atë, ftestën e Vitit të Ri.
“Zakonisht nuk dal shumë në klube në Shqipëri për argëtim, për shkak të punës sime, kështu që kjo ishte festa ime e Vitit të Ri”, ka shkruar tutje Hajati.