Modelja italiane u nda nga ish-lojtari i Interit: Ikardi më dërgoi videot e burrit tim me Uanda Narën, ajo më nisi fotot

Mediale Vip

Modelja italiane u nda nga ish-lojtari i Interit: Ikardi më dërgoi videot e burrit tim me Uanda Narën, ajo më nisi fotot

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Simona Guatieri, ish-gruaja e futbollistit Keita Balde, ka konfirmuar se ka parë prova konkrete të tradhtisë së tij me Uanda Narën, kur kishte ende miqësi me Mauro Ikardin. Modelja italiane, ka treguar se ka qenë pikërisht Mauro Ikardi ai i cili i ka servirur asaj provat.

Simona ka treguar detaje të ngjarjev në një intervistë me Huan Etçegojen, një gazetar i njohur në mediat skandalistike në Argjentinë, i cili e kishte intervistuar edhe dy vite më parë.

“Kam vendosur të mos shfaqem në video apo në televizione sepse thashethemet ua lë atyre që  kanë ndërtuar një karrierë mbi ta dhe nuk më përkasin mua. Për mua ka qenë një vit shkatërrues mendërisht dhe fizikisht pasi një divorc me dy fëmijë të vegjël nuk është kurrë i lehtë. E lëre pastaj nën një stuhi mediatike që e përsërit nuk është ajo që më shqetëson sepse edhe pse duke qenë gruaja e një futbollisti, kam bërë gjithmonë një hap pas karrierës së burrit tim, ndryshe nga shumë të cilët ekspozojnë veten, ndonjëherë edhe duke dëmtuar imazhin e atyre që kanë martuar”, tha modelja duke lëshuar thumbime ndaj Unada Narës e treguar më pas historinë.

“U martova në maj 2022 në Liqenin e Komos, një festë përrallore me 200 të ftuar, më dukej sikur po jetoja një ëndërr, por ajo përfundoi atje! Dy muaj pas kësaj date, bashkëshorti i zonjës (Ikardi) më kontaktoi dhe më tha se kishte pasur një takim në shtëpinë e tyre mes burrit tim dhe bashkëshortes së tij, me prova të marra nga kamera e brendshme e sigurisë në shtëpi. Ju siguroj se ajo që pashë ishte shumë e qartë!”, tha Simona.

“Më pas ishte ai takimi i famshëm në Dubai. Por gjëja më keq është se kur ju telefonova me burrin tim për të mohuar gjithçka që po publikohej në Argjentinë, gjysmë ore pas asaj telefonate, zonja më shkroi se kishte qenë me burrin tim për ditë me radhë në Dubai. Ajo më dërgoi fotot e saj me burrin tim përmes WhatsApp, duke përfshirë bisedat mes tyre.

Unë mendoj se ajo i bëri të gjitha këto sepse nuk i pëlqyen fjalët që thashë: se nuk kemi asgjë të përbashkëta me ata njerëz që jetojnë me thashetheme. Ndoshta u ndje i gjykuar. Nuk e di… Ajo që di është se një grua që fle me burrin tim dhe pastaj më dërgon foto, nuk e di si ta quaj”, tha Guatieri duke treguar historinë që kishte çuar në divorcin me Keita Balde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat