Taylor Swift dhuron 250 mijë dollarë për familjet në nevojë para ndeshjes së Kansas City Chiefs

Mediale Vip

Taylor Swift dhuron 250 mijë dollarë për familjet në nevojë para ndeshjes së Kansas City Chiefs

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 23:11
Taylor Swift

Taylor Swift ka bërë një gjest bujar duke dhuruar 250 mijë dollar (230 mijë euro) për organizatën jofitimprurëse ‘Operation Breakthrough,’ e cila ndihmon fëmijët dhe familjet në varfëri, përpara se të ndiqte ndeshjen mes Kansas City Chiefs dhe Houston Texans në stadiumin Arrowhead.

Organizata falënderoi publikisht këngëtaren për donacionin, duke ndarë në mediat sociale një video emocionuese ku fëmijët e përfituesve shprehën mirënjohjen e tyre.

“Faleminderit, Taylor Swift, që e bëtë sezonin tonë të festave edhe më të ndritshëm!”, shkroi organizata në postimet e saj.

Swift, e cila ka treguar shpesh bujarinë e saj gjatë vitit, ka dhuruar më parë për banka ushqimore dhe ka vizituar pacientë në spitale, shkruan DailyMail.

Këtë herë, ndihma e saj u drejtua drejt komunitetit të Kansas City, ku ka mbështetur publikisht partnerin e saj, Travis Kelce, në ndeshjet e tij.

Kjo ishte ndeshja e parë e Chiefs që Swift ndoqi pas përfundimit të turneut të saj të suksesshëm Eras më 8 dhjetor.

Në stadium, ajo shfaqej elegante me një xhaketë të kuqe me gëzof dhe çizme të zeza, e shoqëruar nga prindërit e saj.

Ndërkohë, lajmet për një festë surprizë të organizuar nga Kelce për të shënuar fundin e turneut të saj kanë ushqyer spekulimet për një fejesë të mundshme.

Festimet përfshinin dhurata luksoze dhe bizhuteri të personalizuara, ndërsa fotografitë e shpërndara nga miqtë e tyre shkaktuan komente të shumta në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat