“Pa Filtra” ka mbyllur sezonin e saj të parë, teksa ishte radha e moderatorëve të flisnin pa filtra.
E kështu gjatë kësaj puntate të fundit, Françeska Murati zgjodhi të fliste për një periudhë tepër të vështirë që ka kaluar në jetë: lindja e djalit të saj.
Në rrëfimin e saj, ish-banorja e BBVIP 3 tha: “Periudhën mbasi linda Çarlin, që kam kaluar në depresionin pas lindjes dhe nuk e dija që ekzistonte ajo lloj ndjesie sesa të shohësh fëmijën tënd ta duash, por njëkohësisht të ndjesh një vorbull brenda vetes tënde.
Shumë e vështirë. Pata një lindje shumë të vështirë, që përfundoi me operacion. Rikuperimi pas asaj ishte shumë i vështirë. Djali ishte gjithashtu me ilaçe pas lindjes nga komplikimet e operacionit. Ishte një nga eksperiencat më të këqija të jetës time dhe sa herë që i mendoj ato momente gjatë lindjes, pas lindjes… thjesht më rrëqethet mishi”.