Modelja me origjinë nga Shkodra, Angela Martini ka zgjedhur të bëjë një dhuratë shumë të veçantë për shtëpinë e fëmijës në Shkodër.
Së bashku me deputeten e qarkut Shkodër, Edona Bilali, ato kanë vendosur të rikonstruktojnë një nga mjediset e atij institucioni për moshën 0 deri në 5 vjeç, për të gjithë fëmijët që kanë probleme zhvillimore apo psikomotore.
Ambienti do të vlejë edhe për fëmijët jo rezidentë që do ta vizitojnë shtëpinë në mënyrë ditore.
Ky nuk është rasti i parë që modelja shqiptare i ka ardhur në ndihmë njerëzve të origjinës së saj, pasi ajo iu gjend pranë shumë prej tyre edhe në rastin e tërmetit shkatërrimtar të disa viteve më parë.