Xheneta Fetahu e zhgënjyer nga darka me Gjestin: Prisja një përqafim nga ai

Mediale Vip

Xheneta Fetahu e zhgënjyer nga darka me Gjestin: Prisja një përqafim nga ai

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 23:13
Xheneta/ Gjesti

Gjatë javës, Gjesti dhe Xheneta Fetahu kanë pasur një darkë sqaruese, ku kanë diskutuar për shumë gjëra me njëri-tjetrin.

Modelja tha se ka qenë e zhgënjyer nga kjo darkë pasi nuk kuptoi asgjë në lidhje me këtë.

Ajo theksoi se priste një përqafim nga Gjesti dhe se nuk beson që ka ndjenja ndaj saj.

“Unë u ndjeva shumë e zhgënjyer se ky gjithë kohën ka thënë se e ka marrë malli për mua, ka ndjenja për mua. Mënyra si hynem në derë, thashë ka me qenë romantik. E pashë gjatë darkës nuk ke interesi i ndjenjave të këtij. Nuk e di cila është mënyra e duhur për me e kuptu”, u shpreh ajo.

E në anën tjetër, këngëtari pejan tha: “Nuk kanë qenë momentet që të përqafohemi. Për mua kjo darkë ka vlejtur shumë që t’i sqarojmë të gjitha gjërat. Ka qenë që të sqarohemi”.

“Të kërkoj falje për përqafim, po nuk ka qenë momenti. Po dua të lë çdo gjë që të rrjedh”, shtoi ai.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhë ky raport mes dyshes në Big Brother.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat