Ndahen Lilly Allen dhe David Harbour

Mediale Vip

Ndahen Lilly Allen dhe David Harbour

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 23:52
Lilly Allen dhe David Harbour

Thashethemet kanë qarkulluar prej muajsh se martesës pesëvjeçare të Lily Allen dhe David Harbour i ka ardhur fundi, por një mik i krijueses së hiteve ka konfirmuar se ata janë ndarë zyrtarisht.

Lajmi vjen pasi një burim femër që nuk ka lidhje me Allen shpërndau një foto të profilit të këngëtares në top aplikacionin e takimeve të frekuentuara nga të pasurit dhe të famshëm.

Këngëtarja ka shkruar se është në kërkim të dikujt për të shkuar në “terapinë e çifteve” dhe se ka udhëtuar nga New York në Los Angeles.

Dyshohet se Allen ka një profil në atë platformë që më parë, por ajo nuk është një përdoruese aktive.

Burimi deklaroi se Allen dhe Harbour ende nuk janë divorcuar. Nuk dihet nëse Allen e ka hapur profilin për të nisur një lidhje të re apo për të zgjeruar rrethin e saj të miqve.

Thashethemet për ndarjen e çiftit filluan kur Allen nuk e ndiqte Harbor në rrjetet sociale vitin e kaluar dhe një burim i tha The Sun se ata po jetonin jetë të ndarë.

Si kujtim, Allen dhe Harbour e filluan lidhjen e tyre në vitin 2019. Një vit më vonë, më saktë në 2020, ata u martuan në një kishëz në Las Vegas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat