Konkurrentja e shtëpisë më të madhe në vend, Gresa ka dhënë një rrëfim prekës në lidhje me cka ka kaluar në jetë.
Ajo ka filluar nga fëmija për dashurinë për televizionin, teksa tregoi se kur ishte në shkollë të mesme ka vendosur për aktrimin.
Megjithatë, Gresa thotë se është bullizuar nga kolegët gjatë kohës sa ishte duke studiuar.
“Kam qenë shumë e bullizuar nga kolegët, e kam përjetuar rëndë, kam pasur shumë njerëz që më kanë ofenduar me lloj lloj fjalë, për një moment kam menduar që nuk mund të vazhdoj studimet me aktrim. Më thoshin ti je e trashë kurrkush nuk ka me të marrë, kur shkoja në shtëpi në Ferizaj qasha”, u shpreh Gresa.
Ndonëse, ajo u shpreh se pastaj i erdhën mundësitë në aktrim.
“Në vitin e tretë më vjen oferta për të luajtur në serial, më në fund po me çelen dyert, pas serialit u punësova në teatrin “Ardiana”.
Ajo ka treguar më pas për gjërat e vështira që ka përjetuar në jetë.
“Më vjen një mesazh prej babait, Kroni ka bërë aksident, por vetëm kaq. I ka pasë krejt gjymtyrët e thyer, e ka shkelur makina, ka qenë goditja më e rëndë që e kam përjetuar”, tha ajo.
“Rikuperimi i tij ka marrë shumë kohë, duhet të vlerësojmë njerëzit që kemi. Pas vëllait vjen edhe një goditje e fortë në familjen tonë. Baba ka përjetuar sulm, dhe nuk kemi mundur me pa, ka qenë në Shkup. Si pasojë e këtij sulmi e ka humbur njëri sy, me njërin sy nuk sheh. Tash është shumë mirë, shumë energjik, jam shumë e lumtur që i kam të katërt”.
Ajo ka folur edhe për lidhjen që ka, e që pret diçka prej tij kur del.
“Kam pasur një lidhje katër vjet, bëjë shumë për dashurinë, jam e gatshme të bëjë shumë. Por nuk jemi ndarë shumë keq, para se me hy më ka thënë të pres jashtë, a më pret nuk e di”.
Gresa gjithashtu se është duke e shijuar eksperiencën në Big Brother VIP Kosova 3 në maksimum.
“E kam shumë qejf shumë karrierën, kam qejf shumë me pasë fëmijë. Mund ta them eksperienca më e çmendur që e kam përjetuar në jetë. Pres me marrë role në filma dhe teatër, kam qejf të dhurojë shumë dashuri, kam mësuar se lumturia është gjithçka e qysh vjen”, përfundoi Gresa.