"Të gjithë më akuzuan për tradhëti"/ Elhaida Dani flet për jetën e saj sentimentale

Mediale Vip

"Të gjithë më akuzuan për tradhëti"/ Elhaida Dani flet për jetën e saj sentimentale

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 00:56
Elhaida Dani

Drejtuesja artistike e Festivalit të 63, këngëtarja Elhaida Dani mbrëmjen e djeshme ka rrëfyer si asnjëherë më parë betejën me paragjykimet sa i përket jetës së saj private pas lidhjes me balerinin Ledianin.

Këngëtarja ka treguar se e ka vuajtur shumë nga paragjykimet në lidhje me Ledian Agalliajn, të cilët u njohën dhe u dashuruan gjatë programit “Dancing With The Stars”. Por gjykimi dhe kritikat erdhën pasi balerini ishte në një lidhje prej shumë vitesh. Shumë njerëz e akuzuan këngëtaren se ishte ajo që i ndau.

Dani shpjegoi se si dashuria ndaj Ledianit u kthye në një sfidë të madhe për të, pasi shumëkush nuk e kuptoi dhe e gjykoi.

“Ndonjëherë, nuk janë dritat e skenës ato që të verbrojnë, por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas,” - tha ajo, duke kujtuar momentet e vështira kur dashuria e saj u shndërrua në një arsye për ta kritikuar.

“Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë. Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet paragjykimeve që të ndjekin pas. Isha në atë sallë, e mbani mend, në atë skenë, duke ndjerë çdo hap, ritëm, dhe po ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova!

Nuk ishte një akt, nuk ishte një shfaqje, ishte një ndjesi e pastër. Ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më gjykuar dhe për të më ndëshkuar. E keqja është që ti e ndjen shumë rëndë, shumë thellë si një takë të thyhet papritur dhe rrëzohesh.

Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. Vetëm tre ditë mjaftuan që çdo gjë të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin, që nuk e kuptonin zemrën time, ndërsa mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj.

Jam rritur me ëndrrën për të fituar. Jam rritur për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari; kjo është vajza ime!”, - tha Dani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat