“Kokë më kokë” me Elvana Gjatën/ “Shkodra Elektronike” flet për herë të parë pas fitores në Festivalin e 63 të këngës

Mediale Vip

“Kokë më kokë” me Elvana Gjatën/ “Shkodra Elektronike” flet për herë të parë pas fitores në Festivalin e 63 të këngës

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 09:22
Shkodra Elektronike

“Shkodra Elektronike” fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën “Zjerm”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Të ftuar në emisionin e “ABC e Mëngjesit”, grupi “Shkodra Elektronike” dhe menaxheri i tyre Olsi Sulejmani kanë ndarë emocionet e fitores dhe detaje nga pjesëmarrja e tyre në Festival.

“Pjesën e tekstit tim e kam shkruar vetë. Unë i pikturoj edhe veshjet e mia dhe mami im i realizon. Edhe veshjet e Kolës mamaja ime i ka qepur.

Ne kemi pasur shumë këngë nga albumi, por nuk kemi pasur mundësinë të zgjedhim një këngë për festival. Kam filluar të mendoj se kënga duhet të ishte për dashurinë, apo për diçka tjetër. Edhe arrita në përfundimin se kënga duhet të ishte si një mesazh që si të ishe më i mirë”, tha Beatriçe.

“Teksti pasqyrohej edhe te Kola ajo pjesa e errësirës, ndërsa Beatriçe përmban atë pjesën më shpërthyese. Pasqyron edhe karakterin e tyre të ndryshëm muzikor.

Nuk e prisja kurrë nga publiku, sepse Elvana është një diva dhe ka fansa të saj prej vitesh”, u shpreh Olsi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat