Ai ka disa muaj që ka nisur punën për projektet e tij muzikore, dhe mësojmë se këto do të realizohen në një album që do të publikohet në muajin shkurt të vitit 2025.
E kemi fjalën për këngëtarin e veçantë, Nikoll Prenqi, i cili, pas urimeve për festat e fundvitit me ata që e rrethojnë, do t’u ofrojë një dhuratë të bukur fansave dhe gjithë të tjerëve: projektin e tij më të ri. Kënga e parë e këtij albumi, me titull "All That She Wants", do të publikohet në 1 janar 2025 dhe do të shoqërohet me një videoklip të bukur.
Artisti ka ndarë edhe një foto si paralajmërim për këtë projekt.
Ky album, që do të titullohet "Love and Vibes", do të përmbajë tekste dhe këngë të krijuara nga vetë Nikolli.
Tani na mbetet të presim fillimin e vitit të ri dhe muajin shkurt për t’i shijuar ato.