Bardhi: 2024 faleminderit për të gjitha mësimet, jam gati për 2025

Mediale Vip

Bardhi: 2024 faleminderit për të gjitha mësimet, jam gati për 2025

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 15:27
Bardhi

Artisti shqiptar, Bardhyl Idrizi – Bardhi, lirshëm mund të thuhet se ka pasur një vit të trazuar.

Kjo pas pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania, e më pas për të gjitha gjërat e tjera që ndodhën.

Por, natyrisht se e konsideron edhe vit të mirë pasi u bë baba për herë të parë i një vajze të quajtur, Nea.

Në një postim të publikuar në InstaStory, ai bën një falënderim për të gjitha gjërat që ka mësuar në këtë vit.

“2024. Faleminderit për të gjitha mësimet. 2025 jam gati”, shtoi ndër të tjerash reperi.

Lexo po ashtuSara Gjordeni flet për herë të parë pas lindjes: Askush s’ka fituar aq shumë nga Big Brother sa unë

Bardhi tani është zhvendosur në Tiranë dhe po bën një jetë krejtësisht të re bashkë me Sara Gjordenin.

Ata u njohën në Big Brother dhe tani në dhjetor u bënë edhe prindër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat