Vullneti-Leos: Ti e ke tradhtu të dashurën tënde, Lelën

Mediale Vip

Vullneti-Leos: Ti e ke tradhtu të dashurën tënde, Lelën

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 11:14
Banorët

Ka vazhduar debati dhe përplasja mes djemve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Vullneti akuzoi Leon se e tradhtoi Lelen dhe besimin e saj menjëherë pas largimit të saj.

Leo i tha atij se po iu vjen inati që këtij të fundit i është hap gjoja goja.

“Juve po ju vjen inati që mu ka çelë goja, ty Gresës, Sarës e Xhenetës”, tha Leo.

“Ti e ke tradhtu Lelen, e ke tradhtu çdo send të saj. Tradhtari i Leles je ti, ajo nuk ka pas qef me nejt ti me këta (Gjestin dhe Rovenën), ti e ke tradhtu të dashurën tënde”, i tha Vullneti.

Tutje ndërhyri edhe Xheneta e cila i tha Leos se nuk është duke xhiruar ndonjë spot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat