Driloni është shfaqur i ashpër me Xuxin pas mbrojtjes që ky i fundit i bëri Vullnetit lidhur me karrierën e tij.
Madje, Driloni e quan edhe frikacak Xuxin pasi sipas tij po frikësohet nga Vullneti e për atë po e mbron.
“Vullnetit i kam than se është gazetari më i mirë në Kosovë pasi ka qenë gazetari i vitit më 2023, unë kam qenë kampion bote në ‘kick box’ ai ka thënë se nuk është e vërtetë se askund nuk të kam pa – Xuxi tha se nuk ka thënë kështu, u bë me të”, u shpreh Driloni.
“Tuta Xux, nuk ta kom ngjit emrin kot ‘Xux, tuci’ e kur të këqyri Vullneti ja nise me u dridhë, u shpreh Driloni.
Xuxi në anën tjetër u shpreh se nuk i frikësohet kurrë askujt.