Anita Haradinaj ka vendosur të ndajë momente të veçanta me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke hapur një pyetësor në “Instastory” për fundvit.
Ndër pyetjet që mori, një ndjekës ishte kurioz të dinte për origjinën e një unaze që ajo mbante.
Përgjigja e saj ishte e papritur dhe plot humor.
“Unazën e kam dhuratë diku te propozimi i shtatë për martesë,” u shpreh ajo, duke e shoqëruar me një emoji që qesh me lot.
Kjo deklaratë, jo vetëm që ngjalli kureshtje për momentet e çiftit, por gjithashtu konfirmon humorin dhe dashurinë që Anita dhe Ramushi ndajnë mes tyre.