Muhamed Salah ka postuar për të tretin vit radhazi, një foto me familjen për Krishtlindje. Poshtë pemës së zbukuar dhe me të njëjtën veshje si vitin e kaluar, Salah uroi: “Gëzuar Krishtlindjen”.
Kaq ka mjaftuar që disa prej ndjekësve të tij të shpërthejnë në komente. Gjithçka lidhet me besimin fetar, ndërsa përmbajtja e disa prej komenteve ishte:
“Ti më tradhtove”. “Fshije tani”. “Tani jam plotësisht i zhgënjyer nga ti”. “Ne myslimanët të mbajmë në piedestal dhe kështu na e shpërblen”. “Pavarësisht çfarë ke dëgjuar në gjithë koëtoë vite, ti vazhdon të postosh të njëjtën foto, je një turp, do të ndaloj së shikuari ndeshjet e Liverpulit”. “Më kujtoj se nuk do të shënosh asnjë gol tjetër deri në fund të sezonit pasi ke fyer Profetin e dashur të të gjithë myslimanëve”.
Në të njëjtën kohë kishte ndjekës që “shijonin” komentet e shumta. Të tjerë shprehnin mbështetje për Salah.
“Gëzuar Krishtlindjet. Injoroi të gjithë këto idiotë. Kalofsh një kohë të mirë me familjen tënde”, shkruante një ndjekës në krah të lojtarit të Liverpul.