Nuk i kishte parë prej dy vitesh, Britney Spears kalon Krishtlindje të paharrueshme pranë djemëve të saj: Jam kaq e bekuar

Mediale Vip

Nuk i kishte parë prej dy vitesh, Britney Spears kalon Krishtlindje të paharrueshme pranë djemëve të saj: Jam kaq e bekuar

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 21:06
Britney Spears

Krishtlindjet për këngëtaren e famshme Britney Spears, u dukën ndryshe këtë vit pasi ylli u ribashkuar me djemtë e saj pas dy vitesh që nuk i kishte parë ata.

Gjatë gjithë kësaj kohë këngëtarja ka luftuar për ti fituar fëmijët e saj, pasi atyre nuk u pëlqenin qëndrimet e saj në rrjetet sociale si dhe e kaluara.

Megjithatë, duket se Sean Preston dhe Jaden James duan t’i japin një shans nënës së tyre këtë herë dhe kanë udhëtuar nga Hawaii, për ta parë atë.

Britney Spears, natyrisht, ka ndarë një video të takimit të tyre me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Në klipin e shkurtër që ka postuar ylli i estradës shihet duke puthur njërin nga dy djemtë e saj në faqe.

Dhe në mbishkrimin e postimit të saj, princesha e popit shkroi : “Krishtlindja më e mirë e jetës sime!!! Unë nuk i kisha parë parë djemtë e mi për 2 vjet!!! Lotë gëzimi dhe e tronditur. Ndihem e çmendur, kaq e dashuruar dhe e bekuar!!! Mbeta pa fjalë, faleminderit Krishti im!!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat