Një debat i ashpër mes Sarës dhe Xhenetës ka ndodhur në darkën e të nominuarve.
Xheneta e quajti gënjeshtare dhe mashtruese Sarën kur u shpreh se nuk përfshihet në bisedat e të tjerëve.
“Në momentin që të pyesim diçka për Drilonin thua se e zgjedh unë me Drilonin, por nëse vihet në pyetje banorët e tjerë ti përzihesh gjithë kohën – nuk përgjigjesh asnjëherë prandaj del gënjeshtare dhe flet nëpër cepat e shtëpisë”, u shpreh Xheneta.
Sara në anën tjetër u shpreh se Xheneta është duke gënjyer sy më sy dhe se nuk i lë hapësirë të përgjigjet.
“Je ti ajo që shfrytëzon meshkujt në shtëpi e ke nisur me Gjestin, Edin tani Fitimin. Ti nuk mundësh të më hedhësh mua poshtë”, u shpreh Sara.