Leo befason me deklaratë: Me një buzëqeshje i qes nga vetja, shumë banorë më kanë frikë

Mediale Vip

Leo befason me deklaratë: Me një buzëqeshje i qes nga vetja, shumë banorë më kanë frikë

Më: 27 dhjetor 2024 Në ora: 00:36
Banorët e BBVK

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Leo, u shpreh se prej se partnerja e tij, Lela, e ka lënë shtëpinë të gjithë banorët janë duke e atakuar.

Leo madje befasoi me një deklaratë teksa u shpreh se e ka fuqinë që me një buzëqeshje t’i qes banorët nga vetja për cka tha se edhe shumë banorë e kanë frikë.

“Është shumë e vërtetë që mu kanë gjuajt e më kanë ofenduar, se nuk di asgjë, se jam analfabet, më kanë akuzuar për ‘followersat’ e mi edhe fjalë banale që i kanë thënë për mua vetëm me një buzëqeshje i kam qit prej vetës dhe besoj se shumë banorë kanë frikë nga unë”, u shpreh Leo.

Leo, mes tjerash, tha se nuk e kupton se pse banorët po e përqeshin për mënyrën e tij të të folurës.

Por, për të parë më shumë nga diskutimi me banorët, klikoni videon në linkun më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat