Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Leo, u shpreh se prej se partnerja e tij, Lela, e ka lënë shtëpinë të gjithë banorët janë duke e atakuar.
Leo madje befasoi me një deklaratë teksa u shpreh se e ka fuqinë që me një buzëqeshje t’i qes banorët nga vetja për cka tha se edhe shumë banorë e kanë frikë.
“Është shumë e vërtetë që mu kanë gjuajt e më kanë ofenduar, se nuk di asgjë, se jam analfabet, më kanë akuzuar për ‘followersat’ e mi edhe fjalë banale që i kanë thënë për mua vetëm me një buzëqeshje i kam qit prej vetës dhe besoj se shumë banorë kanë frikë nga unë”, u shpreh Leo.
Leo, mes tjerash, tha se nuk e kupton se pse banorët po e përqeshin për mënyrën e tij të të folurës.
Por, për të parë më shumë nga diskutimi me banorët, klikoni videon në linkun më poshtë.