Këngëtari kosovar Yll Limani është shprehur falënderues ndaj adhuruesve të tij që ishin në koncertin e djeshëm që e pati në Prishtinë.
Limani në një story në Instagram ka shkruar: “S’kom fjalë përgjithmonë mirënjohës”.
Ylli e pati koncertin e parë të llojit të tillë i kushtuar vetëm për karrierën e tij. Aty u panë një numër i madh i njerëzve përfshirë adhurues të këngëtarit, por edhe kolegë të tij.
Për shkak të interesimit të madh të përkrahësve të tij për t’i shkuar në koncert, biletat u shitën brenda 24 orëve. E për këtë, artisti ka vendosur se edhe sot, më 28 dhjetor do të mbajë një natë të dytë të koncertit, për të gjithë ata që nuk mund të ishin pjesëmarrës në natën e parë.