Opinionisti Arbër Hajdari komentoi sjelljen e Rozanës dhe Laertit në ditët e para brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Sipas opinionistit, edhe pse banorët shprehen se kanë një miqësi, kjo deklaratë nuk reflektohet në sjelljen e tyre.
Ai shtoi se kjo marrëdhënie ka diçka më tepër, dhe se banorët i sheh në siklet në raport me njëri-tjetrin.
“Pati të qeshura dhe të nënqeshura. Këta e pohojnë që kanë miqësi. Por dy miq nuk sillen kështu me njëri-tjetrin. Miku për mikun pret dhe 5 ditë, jo vetëm 24 orë, siç nuk priti Laerti. Miku-mikut ia ruan krahun, tenton ta ruajë gjithmonë. Kjo marrëdhënie ka diçka më tepër, mu duk dhe si siklet. Nuk më pëlqen që e zgjidhin duke folur pas krahëve për një raport miqësor që pohojnë se e kanë.“– tha Arbër Hajdari.