Amber Candy, një prej konkurrenteve të reja në Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendjen e publikut që në momentet e para të hyrjes së saj në shtëpi.
Me prezencën dhe energjinë e saj, Amber ka krijuar dinamika të reja, duke u kthyer në një prej figurave më të diskutuara të spektaklit. Kurioziteti rreth saj ka nisur të rritet gjithnjë e më shumë, duke u reflektuar edhe në rrjetet sociale. Sot, janë publikuar disa fotografi nga e kaluara e Amber, përpara procesit të ndryshimit të gjinisë, duke nxitur reagime të shumta mes ndjekësve.
Emri i vërtet i tij ka qenë Kamber dhe duket se në pamje ka qenë shumë më ndryshe nga sa është bërë nga operacionet plastike. Në klipin e saj prezantues, banorja tha se i bashkohet “Big Brother VIP 4” në një moment udhëkryqi në jetën e saj.
“Tani jam në një moment pause, në një udhëkryq që dua të marr një drejtim sërish të jetës time. Unë vërtetë linda mashkull, por linda në një trup të gabuar. Kjo më bëri që të ndryshoja në femër. Njeriu nuk mund të rrojë i shtirur gjithë jetën e tij. Pishmani më i madh që kam është që, pse nuk e bëra më përpara. Njeriu nuk mund të jetojë për të tjerët, sepse mbi të gjitha nuk mund të jetë i lumtur. Ajo që nuk do të bëja në “Big Brother” është që nuk do të zhvishesha. Jo se nuk kam një trup të bukur, por ma ka lënë porosi mami”- tha Amber.