Rap-artisti i njohur, Ledri Vula, ka qenë së fundmi i ftuar në programin “E Diell”, ku ka folur për shumë gjëra.
Veç karrierës profesionale e jetës private, ai u pyet edhe për disa tematika të tjera.
I pyetur nga Ed Manushi nëse do të futej ndonjëherë në Big Brother, këngëtari ka përmendur disa gjëra që kanë të bëjnë me këtë.
“E mendon veten ndonjëherë brenda Big Brother”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
Ai mendon se është një gjë e vështirë, jo ashtu siç duket kur e shikon nga shtëpia.
“Unë mendoj që është vështirë me u fut në Big Brother, nuk është shumë e lehtë si duket nga divani që je duke e parë. Është me u fut me një shtëpi me 20 persona, të mos e kesh rehatinë tënde, dhomën tënde, qejfin tënd”, u shpreh ai.
Artisti theksoi: “Unë nuk e kam problem me u fut me një shtëpi se jam edhe introvert, por kisha dashur edhe filma të shikoj, të luaj me lojëra ose me shkru ose një mikrofon e studio, po aq sa kam qejf me shoqëri të rri, kam qejf edhe me u mbyll me ndejt vetëm. Më rehat, kur jam vetë".