Bie alarmi në shtëpi – Vullneti refuzon kërkesën e Vëllait të Madh

Mediale Vip

Bie alarmi në shtëpi – Vullneti refuzon kërkesën e Vëllait të Madh

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 09:24
Vullneti

Në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, mbrëmë (e diel) ka rënë gongu.

Këtë herë kishte të bënte me Vullnet Krasniqin, i cili refuzoi një kërkesë të Vëllait të Madh.

Atij iu ofrua që të shihte një video por në rast pranimi, do të humbnin dhjetë mijë euro nga buxheti.

Derisa të gjithë të tjerët po i bënin presion, gazetari nuk e dëshironte një gjë të tillë.

“Jo, nuk po më intereson kush se çfarë ka thënë”, u shpreh ai.

Kishte të bënte me një deklaratë të një personazhi të famshëm pasi Krasniqi ka folur hapur për orientimin e tij.

Sidoqoftë, kjo nuk i bëri përshtypje Vullnetit i cili u largua menjëherë për në dhomë të gjumit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat