Pas rrëfimit të Vullnetit për orientimin e tij seksual në “Big Brother VIP Kosova 3”, publiku është ndarë në dy grupe, me reagime të ndryshme që pasojnë.
Në një panel të ftuarish, në emisionin Ora Shtatë, përplasjet nuk munguan.
Aktivistja Linda Pano është shprehur se shoqëria shqiptare ende nuk është plotësisht e gatshme për të pranuar hapur orientimet e ndryshme seksuale.
“Vullneti mund të kishte zgjedhur ta mbante këtë informacion për veten, pasi për një deklaratë të tillë, shoqëria shqiptare nuk është ende e gatshme, më dhimbset nëna e tij”, tha Pano.
Nga ana tjetër, gazetarja Vjosa Qerkini ofroi një këndvështrim të kundërt.
Ajo theksoi rëndësinë e lirisë dhe diversitetit në një shoqëri demokratike, duke argumentuar se “çdo individ ka të drejtën të shprehë orientimin e tij seksual pa pasur frikë nga paragjykimet”.
Ajo shtoi se Kosova është një shtet demokratik dhe duhet të ofrojë hapësirë për të gjitha identitetet, pa dallime.