Stresi reagon pasi Xheneta kërkoi të shihte deklaratat e tij

Mediale Vip

Stresi reagon pasi Xheneta kërkoi të shihte deklaratat e tij

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 12:58
Stresi dhe Xheneta

Stresi ka provokuar një reagim të fuqishëm në Big Brother pas një deklarate që bëri kundër banorit Vullnet Krasniqi, i cili në një rrëfim të premten deklaroi se është homoseksual. Reagimi i Stresit ka shqetësuar banorët e shtëpisë dhe ka ndezur debate të shumta.

Mbrëmë (e diel), banorëve iu dha mundësia të shihnin një video, por kjo do të sillte një rënie të çmimit të madh për 160 mijë euro. Vullneti vendosi të mos e shikonte videon dhe tha se nuk kishte interes për të, ndërsa Xheneta Fetahu e pranoi këtë mundësi, duke ulur çmimin e çmimit të madh me 10 mijë euro.

Pas këtij veprimi, Stresi bëri një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, duke ironizuar situatën: “Mirëmëngjesi për të gjithë ata banorë që u mërziten pse Xheneta ua hupi 10 mijë euro”, dhe shfaqi një shumë të madhe parash.

Image
Postimi

Ky postim shkaktoi debate të forta mes konkurrentëve, të cilët mendonin se Xheneta nuk duhej ta kishte pranuar videon për të ruajtur çmimin, duke e konsideruar këtë një veprim të padrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat