Xheneta ka “zbardhur” planin e Vullnetit sipas saj se kë do ta çoj në finalen e madhe.
Ajo në një bisedë me Gjestin shprehet se i njëjti dëshiron të shfrytëzoj rastet të kapet me të dhe Drenushën, ndërsa dëshiron ta mbajë afër Sarën.
Ajo i tha Gjestit, se sipas saj Vullneti e di se dikush nga Shqipëria shkon në finale dhe se i njëjti është shprehur më herët se do ta mbaj Sarën e jo Rovenën.
“Ky me kusht po do më mbrojtë Sarën, dhe Sara Vullnetin që me nejt në shtëpi. Se e di që një i Shqipërisë ka me nejt këtu, e në vend të Rovenës e mban Sarën, demek për shkak të qetësisë e edukatës e blla blla”, u shpreh Xheneta.
Për më shumë shiheni videon e mëposhtme: