Gramos Bajçinovci i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP Albania të shtunën.
Ai u përzgjodh nga publiku për të hyrë në shtëpinë e famshme, së bashku me dy konkurrentë të tjerë.
I njëjti u përplas së fundmi me Jozin, banorin që u kryqëzua pas deklaratave kundrejt Rozana Radit.
“Burrë jo, qenke rritur dy metra ama akoma kalama. Më vjen keq ama nuk qenke djalë i mirë”, iu drejtua Gramosi, Jozit.
Këngëtari më pas ia ktheu: “Ty nuk të vjen zor prej familjes tënde. E ke lënë gruan tënde shtatzënë dhe vjen rri me mua këtu”.
“Ku e di përse kam ardhur, duhet me të ardh marre që ma përmend gruan”, ia ktheu sërish operatori nga Prishtina.
Edhe pse fillimi, banorët në Shqipëri po vazhdojnë të kenë përplasje të shumta me njëri-tjetrin.