Në kategorinë manipulatori i vitit banorët e BBVK3 kanë nominuar, Gjestin, Vullnetin si dhe Drenushën.
E nga ky nominim, publiku ka zgjedhur Drenushën si manipulatorja e vitit.
Drenusha tha se e priste, pasi sipas saj të jesh manipulator është kogja punë e madhe.
“Shumë e mençur, të jesh manipulatore duhet patjeter të jesh e mençur, shumë mirë, pse jo. Kanë parë që kam diçka më shumë se të tjerët”, u shpreh Drenusha.