Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës duket se ka vazhduar përpara me jetën e tij.
Ndarja e Fjollës me Fisnik Sylën mori vëmendje sidomos me dyshën që kohë pas kohe ngriste tensionet me akuza e kundërakuza, shkruan IndeksOnline.
Por, për Fisin duket se Fjolla ka mbetur në të shkuarën dhe gjithë vëmendja e tij tashmë është tek e dashura e re.
Bashkë me të, pa ia zbuluar identitetin e as fytyrën, Fisi ka publikuar fotografi me mbishkrimin: “Vitin 2025 po e filloj e ty, dhe deri në vdekje me ty”.