“Lojtari më i përkushtuar i vitit”, ishte çmimi për Drilonin në Big Brother VIP Kosova me vota të publikut, por këtë nuk po e pranon Gresa.
“A din çka është me qenë më i përkushtuari në lojë – mos me heq vëmendjen asnjëherë nga loja. Ti jashtë ke mujt me u pa si personi më i përkushtuar, por qetu brenda kur unë e di që kam nejt me ty 24/7 s’mundesh mëma tregu përkushtimin tënd në lojë – nuk e di qysh je pa jashtë, brenda jo”, u shpreh Gresa.
Në anën tjetër, Driloni u shpreh se ka qenë i përkushtuar në lojë që nga fillimi e jo vetëm në ditë të caktuara.
Edhe Xheneta e Drenusha mbështetën Drilonin duke thënë se të dyja kanë nominuar atë dhe Gjestin si banorët më të përkushtuar në lojë.
Por, për të parë më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.