Këngëtarja Kida na zbuloi se ditëlindja e saj erdhi me një propozim për martesë.
Ajo tashmë e ka marrë unazën e saj dhe duket se 2025 do të sjellë surpriza të tjera.
Por përpara se ky vit të mbyllet, pikërisht në ditën e fundit të tij, ajo na ka prezantuar edhe të fejuarin. Ajo e ka etiketuar në postim prej të cilit mësojmë se quhet Ajbi.
“E mbyll vitin si vajza më e lumtur. 2025 do të sjellë shumë surpriza në albumin tim të ri. Ju dua të gjithëve, gjithnjë juaja, Kida”.- shkruan ajo në një postim në Instagram.