U akuzua për ngacmim seksual, aktori i famshëm padit prestigjiozen “The New York Times” me vlerën marramendëse…

Mediale Vip

U akuzua për ngacmim seksual, aktori i famshëm padit prestigjiozen “The New York Times” me vlerën marramendëse…

Më: 1 janar 2025 Në ora: 21:45
Justin Baldoni, Blake Lively

Aktori dhe regjisori i filmit “It Ends With Us”, Justin Baldoni, ka ngritur një padi prej 250 milionë dollarësh kundër “The New York Times” lidhur me një artikull që raportonte për marrëdhëniet e tij mebaktoren Blake Lively.

Kjo padi vjen pasi Blake Lively ka paditur Baldonin më 20 dhjetor. Padia, e cila pretendon një mjedis pune toksik dhe sjellje të papërshtatshme nga Baldoni, është bërë publike nga TMZ.

Sipas akuzave, Baldoni ka ndarë imazhe të papërshtatshme, ka folur hapur për varësinë e tij ndaj pornografisë dhe ka bërë komente të pahijshme për peshën dhe jetën personale të Lively, sipas mediave të huaja.

Regjisori dhe ekipi i tij i kanë mohuar akuzat, duke i quajtur ato një përpjekje për të shpëtuar reputacionin e aktores, i cili u përkeqësua gjatë promovimit të filmit të tyre “It Ends With Us”.

Në padinë e tij të paraqitur më 31 dhjetor në Gjykatën Supreme të Los Anxhelosit, Baldoni dhe nëntë paditës të tjerë akuzojnë The New York Times për shpifje, shkelje të privatësisë dhe mashtrim lidhur me një artikull të publikuar më 21 dhjetor. Artikulli, i titulluar “‘We Can Bury Anyone’: Inside a Hollywood Smear Machine” (Ne mund të shkatërrojmë Këdo: Brenda një makinerie shpifjesh në Hollywood), përmbante pretendime që Baldoni kishte hyrë pa leje në dhomën e grimit të Lively-t, edhe kur ajo ishte duke ushqyer me gji.

Sipas padisë, gazeta ka përdorur mesazhe të dala nga konteksti për të keqinterpretuar situatën dhe për të përforcuar narrativën e Lively-t. Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, deklaroi se artikulli ishte një produkt i praktikave joetike dhe i bazuar në tekste të manipuluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat