Në pritje të ëmbël, Xheisara ndan emocionet e reja

Mediale Vip

Në pritje të ëmbël, Xheisara ndan emocionet e reja

Më: 1 janar 2025 Në ora: 22:26
Xheisara

Këngëtarja Xheisara dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në skenën e “Kënga Magjike 2024”, por ajo që e bëri këtë edicion edhe më të paharrueshëm ishte zbulimi i pritjes së saj të ëmbël.

Ajo ndau lajmin me publikun përmes një loje grafike në skenë, ku gjithashtu zbuloi gjininë e foshnjës që po pret.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo rrëfeu ndjesitë dhe emocionet e momentit kur skena ndryshoi ngjyrë për të zbuluar këtë surprizë të madhe.

“Gjithë jetën kam dashur që fëmija i parë të ishte vajzë,” tha Xheisara, duke shtuar se gjatë shtatzënisë, kishte një instinkt të çuditshëm që do të ishte djalë, pavarësisht se të gjithë të tjerët parashikonin të kundërtën. “Kur skena u bë blu, u ndjeva sikur instinkti im i mëmësisë ishte i saktë, por pastaj kur u bë rozë, nuk e besoja dot që më në fund do të kisha një vajzë – ashtu siç gjithmonë kam ëndërruar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat