“Nuk je nga Shkodra, por nga…”/ Jozi debaton me Livian: Do e thoja me krenari po të isha rome

Mediale Vip

“Nuk je nga Shkodra, por nga…”/ Jozi debaton me Livian: Do e thoja me krenari po të isha rome

Më: 2 janar 2025 Në ora: 00:49
Big Brother VIP Albania

Jozi ka qenë pjesë e shumë debateve këto ditë, një prej tyre edhe me Livian.

Kjo e fundit e ka akuzuar banorin për një koment racist, gjë që solli ndërhyrjen edhe të Gramosit dhe G Banit.

Livia: Nuk e di nga çfarë ka nisur gjithë kjo, por më mirë po e marr nga fundi. Jam lodhur shumë. Kam qarë nga nervat. Jam e lodhur nga komentet se kush jam e çfarë kam bërë. Është shumë e lodhshme, sepse në fund të ditës, askush nuk di asgjë.

Unë mendoj se normalisht që ka lidhje me emisionin ku unë kam qenë. Çfarë ka të keqe me një vajzë që ka shkuar në një emision për të gjetur dashurinë?!

Jozi: Edhe me Livian e kam sqaruar këtë pjesë, por nuk e kuptoj me disa njerëz, nuk e di çfarë u djeg, por m’u ka bërë pak ves kjo shprehja: ‘E di unë për ty’. Edhe këta mund ta përdorin, por unë nuk jap asnjë reagim.

Është keqkuptuar një muhabet, që aspak nuk kam pasur tendencën që Livia ka vendosur ta mbajë mbi shpinë. Çfarë i ka djegur Livias, nuk e kam pasuar fare me atë tendencë. Kjo ka nisur nga një gjë shumë e vogël qesharake, kur e pyeta ku e ka shtëpinë.

Livia: Kur unë po të thoja që isha prej Shkodre, ti më thoje që nuk isha fiks në qendër. Ti vazhdoje më thoje që isha nga rrethinat. Një gjë që unë s’doja ta hapja fare si gjë është pjesa që a jam nga komuniteti rom. Po të isha do e thoja dhe do isha shumë krenare, por të ma sjellë dikush rreth e qrark, nuk e pranoj.

Gramosi: Njerëzit duhet të gjejnë forcën për të vazhduar përpara dhe të reagojnë. Nuk mund t’i drejtohet ashtu një vajze dhe ato që erdhën në drejtimin tim më lënduan shumë. Nuk e prita sepse kemi qëndruar shumë bashkë. Njerëzit e kanë një limit. Jemi këtu për të luajtur dhe jo t’i përmendim njerëzit e familjes që kemi lënë jashtë. Ai tregon fytyrën e vet, por unë u lëndova shumë, sepse rasti si e kam lënë unë gruan jashtë nuk më pëlqeu.

Rozana: Unë dhash mendimin tim. Nga ajo ditë deri më sot, me Jozin kam pasur shumë pak kontakt. E përsëris, e kam falur, por s’e harroj çfarë kam falur. Kur vjen puna te ne vajzat dhe gratë, sulmojmë njëra-tjetrën, por nuk e mbrojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat