Don Xhoni flet për lidhjen me modelen ruse: Ka qenë shumë e fortë, kam kaluar shumë mirë

Mediale Vip

Don Xhoni flet për lidhjen me modelen ruse: Ka qenë shumë e fortë, kam kaluar shumë mirë

Më: 2 janar 2025 Në ora: 12:16
Don Xhoni

Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale.

E më së shumti u përfol për lidhjen me modelen ruse, Ariana Lirey, edhe pse ndodhi pak vite më parë.

Në një intervistë për Prive, këngëtari u pyet për këtë pjesë dhe ka folur pa doreza.

I njëjti theksoi se raporti i tyre ka qenë shumë i fortë dhe se ka kaluar tejet mirë me të.

“Oh rusja, o Zoti mos ma vraftë atë. Rusja është shtatzënë çka me thënë, ka qenë shumë gjë e fortë lidhja me të”, u shpreh ai.

Tutje ndër tjerash tha: “Kam kaluar shumë mirë. Është shumë e ëmbël”.

Ariana tashmë është e martuar dhe po pret që të bëhet nënë për herë të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat