“Më burrë u tregua Amberi”, Julian Deda ka dy fjalë për banorin e BBV që zbuloi orientimin e tij seksual

Mediale Vip

“Më burrë u tregua Amberi”, Julian Deda ka dy fjalë për banorin e BBV që zbuloi orientimin e tij seksual

Më: 2 janar 2025 Në ora: 19:25
Julian Deda

Bernard Hulme, një nga banorët e këtij edicionit të katërt të “Big Brother Albania,” zbuloi në spektaklin e mbrëmshëm të reality shoë orientimin e tij seksual.

Teksa foli për debatin me disa nga djemtë e shtëpisë, Hulme tregoi publikisht se i përket komunitetit LGBT.

“Jam një baba krenar, jam gjysh krenar. Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual”, tha ai.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale, me disa që e përgëzuan për guximin e tij për të zbuluar orientimin e tij seksual dhe të tjerë që e kritikuan.

Lidhur me deklaratën e banorit të BBV ka reaguar edhe aktori i humorit Julian Deda.

Përmes një postimi në Instagra, ish-banori i BBV tha se Bernardi e përdori deklaratën për lojë.

“Kësaj i thonë, ta përdoresh orientimin seksual per lojë. Pse nuk e ka deklaru që në fillim që është gej, pse pikerisht sot në mes te prajmit? Më burrë u tregua Amberi që e ka deklaru që në prezantimin e parë”, ka shkruar Jul Deda në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat