Lela hedh akuza drejt BBVK: Vëllai i Madh duhet të më mbronte

Mediale Vip

Lela hedh akuza drejt BBVK: Vëllai i Madh duhet të më mbronte

Më: 2 janar 2025 Në ora: 20:35
Lela

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, e cila u largua nga shtëpia disa javë më parë, vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Edhe pas daljes së saj, banorët brenda shtëpisë vazhdojnë të përmendin emrin e saj.

Së fundmi, Lela ka reaguar në rrjetet sociale, duke akuzuar produksionin për një largim të padrejtë.

Në deklaratën e saj, ajo thekson se largimi ishte rezultat i një intrigë të qëllimshme për të siguruar nominimin e saj.

“Tani e kam të qartë intrigën që u bë për të mundësuar nominimin tim 100% atë javë. Me kontratë, një gjë e tillë nuk është e lejueshme. Nuk është diçka që varej nga unë dhe një reagim i imi nuk do ta ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve. Detyra e Vëllait të Madh ka qenë të më mbronte, por ja ku jam sot, jashtë shtëpisë,” ka shkruar ajo në një deklaratë të gjatë.

Image
Reagimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat