Pasi dha përgjigjën e tij se si mund t’i ndikoj në lojën e tij pranimi i orientimit seksual, Vullneti mori disa pyetje nga banorët tjerë të nominuar.
Xheneta i tha atij se Vullneti sipas mendimit të saj më shumë është i fokusuar se si ti paraqes keq banorët në raport me këtë temë, se sa të jap mesazhe të fuqishme për këtë komunitet jashtë.
Xheneta e pyeti atë se pse nuk e hap këtë temë më shumë me banorët.
“Ku ka mesazh më të fortë e më të qartë se me pranu publikisht në një format të tillë”, u shpreh Vullneti, derisa shtoi se nuk është profesor i kësaj teme.
Reagim për këtë çështje, pati edhe Drenusha dhe Fitimi, madje ky i fundit i tha se meqë ka pasë guxim ta pranoj është dashur ta ndez këtë temë, derisa tha se po i frikësohet masës jashtë.