Deklarata e Stresit, plas debati mes Vullnetit dhe Drenushës

Mediale Vip

Deklarata e Stresit, plas debati mes Vullnetit dhe Drenushës

Më: 3 janar 2025 Në ora: 00:48
Vullneti

Vullneti dhe Drenusha kanë pasur një debat të ashpër në darkën e të nominuarve.

Vullneti tha se arsyeja pse nuk ka pranuar videon që ia ka mundësuar Vëllai i Madh është se s’ka dashur që t’ia jap askujt shansin që ta shpreh mendimin brenda BBVK 3.

“S’kam dashur t’ia jap askujt shansin që të shprehet mendimi këtu dhe sidomos t’i humbi 10 mijë euro për mendimin e dikujt tjetër”.

“Çështja edhe tek paratë, sepse po të shfaqej veç si video, ndoshta kisha thënë lëshoje, por 10 mijë euro, mendimi i dikujt për rrëfimin tim, nuk ia vlen”, tha Vullneti.

Ndërsa, Drenusha iu kundërpërgjigj duke i thënë se “ka janë 10 mijë euro kur ti duhet ta kundërshtosh atë”. “Ti duhet të tregosh se pse është gabim ajo gjë. Ajo cka ka thënë ai person duhet të tregosh se është gabim”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat