Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të mërkurë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehur orientimin e tij seksual, pas një debati të ndodhur gjatë javës në shtëpi.
Bernardi: Jam një baba krenar, jam gjysh krenar, nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual.
E mbrëmjen e djeshme ai ka treguar në shtëpi një nga historitë e tij, kur ka qenë më i ri në moshë dhe 5 persona e kishin dhunuar dhe e kishin lënë në rrugë në gjendje të keqe.
Bernardi: Unë kam bindur veten që kjo që po përjetor është reale, se nuk kam pasur zgjidhje tjetër. Të kisha rrugë tjetër, do isha gurë varri në Shqipëri në atë kohë. Jam rrahur në rrugë nga 5 çuna, jam lënë me kocka të thyera, më vodhën biçikletën, më lanë aty të vdisja. Në Tiranë, kam qenë 17 vjeç, sipas atyre kishte lidhje me orientimin tim. Më ka gjetur dikush nga ora 5 e mëngjesit. Atyre të shtëpisë, ishalla nuk më shohin tani, u thashë më përplasi një makinë.