Gerta Gixhari tregon njohjen me partnerin: Sa e pashë thashë ç’është ky bukurosh

Mediale Vip

Gerta Gixhari tregon njohjen me partnerin: Sa e pashë thashë ç’është ky bukurosh

Më: 3 janar 2025 Në ora: 22:50
Gerta Gixhari

Gerta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë njohjen me partnerin dhe babain e fëmijëve Iljaz Labin.

Ishte dashuri me shikim të parë, ka treguar Gerta gjatë një rrëfimi me banorët e Big Brother VIP Albania ndërsa shton se e ka njohur gjatë një interviste pune.

“Po flisnim në telefon, për intervistë me një drejtoreshë. Marr grupin e xhirimit dhe shkoj në portin e Durrësit. Unë qëndroj në makinën e punës. Vjen ky me makinë, dhe zbret, unë nuk e kisha mendjen.

Zbres unë dhe e shoh ktë, reagimi im i parë kur e pash këtë ishte: ëaë. E dhashë shumë veten, ndalova në vend, nuk e kuptova as vetë. Kam reaguar direkt “ëa thash unë, çështë ky bukurosh”. – tregon ndër të tjera gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat