Sara dhe Xheneta kanë pasur debate gjatë kësaj jave, kjo për shkak se kjo e fundit e kritikoi për moderimin që pati aktorja në festën e natës së Vitit të Ri.
Xheneta i tha Sarës se ai skenar edhe Xuxit po t’i jipej do ta bënte me mirë.
Në ndërkohë, duke mos u prekur nga ato që thoshte Xheneta, Sara i tha se kishte shkëlqyer.
“Ti ke thënë që ke punuar më herët moderatore, si nuk mundeshe t’i mbajshe mend dy pyetje”, i tha Xheneta.
“Nuk munda t’i mbaja mend, nuk e kam lexuar skenarin sepse nuk pata kohë. Enërgjinë e zezë merre për vete”, iu përgjigj Sara.