Fitimi tha se e ka hiperbolizuar pëlqimin ndaj Sarës.
Ai tha në studio se e ka përdorur pëlqimin ndaj saj më shumë për lojë, teksa tregon edhe arsyen.
“Pëlqim si djalë për vajzat që kanë qenë aty kam pas për Sarën, por normalisht e kam hiperbolizuar atë pëlqim edhe e kam përdorur pak për lojë, për këtë arsye s’kam qenë insistues me degradu situata.
E kam përdori me i provoku pak se deri kam shku nuk i ka hy në mes askush atyre, ndërsa Driloni i ka hy çifteve tjera në mes”, u shpreh Fitimi.